FORCAT AJRORE GREKE MORËN AVIONIN E 42-të “F-16 VIPER” NGA “LOCKHEED MARTIN”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 23
- 1 min read

Athinë, Greqi | Gjysma e programit të Greqisë për të përmirësuar flotën e saj të avionëve luftarakë “F-16” u përfundua të martën, me dorëzimin e versionit të 42-të Viper te Forcat Ajrore Helenike, një moment kyç për përparimin e projektit.
Dorëzimet e modeleve të përmirësuara janë përshpejtuar gjatë dy viteve të fundit, falë bashkëpunimit të ngushtë midis “Lockheed Martin”, “Industrisë Hapësinore Helenike”, qeverisë amerikane dhe Forcave Ajrore.
Z. Maik Shumeikër (Mike Shoemaker), nënkryetar i Grupit të Integruar të Avionëve Luftarakë të “Lockheed Martin”, tha se:
1- “Dorëzimi i Viper-it më të fundit konfirmon lidershipin e Greqisë në operacionet aleate dhe angazhimin tonë për të mbështetur Forcën Ajrore Greke me aftësi të gatshme për luftime”.
“F-16 Viper rrit ndërveprimin brenda NATO-s, përmirëson efektivitetin operacional dhe forcon rolin e Greqisë në sigurinë e rajonit më të gjerë”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments