KAVAJË | NELDI HALLULLI U ARRESTUA; PËRPJEKE PËR VRASJEN ME ARMË ZJARRI TË INDRIT RAMËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 28 minutes ago
- 2 min read
Kavajë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Neldi Hallulli, me moshë 31 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në përpjekje për vrasjen me armë zjarri të:
1- Z. Indrit Rama, me moshë 38 vjeç.
Njoftim | Kavajë.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit me armë zjarri.
Kapet në flagrancë gjatë konfliktit me armë zjarri dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov me municion luftarak.
Procedohet penalisht dhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt.
Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit N. H. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas mbante një armë zjarri, “Kallashnikov”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi N. H. kishte pasur një konflikt me shtetasin I. R. dhe, në vijim të konfliktit, dyshohet se kishte qëllim ta vriste atë.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat e rënda për jetën e 38-vjeçarit.
Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasi I. R., për "Dëmtime të tjera me dashje", sepse ka goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments