KAPITALIZMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 1, 2024
- 4 min read
Londër, Britani e Madhe | Një ideologji dhe një sistem ekonomik i bazuar mbi të, në të cilin, tregtia dhe industria kontrollohen nga pronarët privatë.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare, domethënëse, sepse anëtarët e Perëndimit dhe NATO-s janë kapitalistë, dhe sepse konkurrenca ekonomike globale, ndikon në konkurrencën globale për pushtet.
Shumë ekonomi të tjera, si ajo e Kinës, konsiderohen si forma të kapitalizmit të drejtuar nga shteti.
Çfarë është kapitalizmi? Është një sistem ekonomik, në të cilin, mjetet e prodhimit dhe shpërndarjes janë në pronësi private ose korporative.
Operacionet financohen nga fitimet, dhe nuk kontrollohen nga një qeveri shtetërore.
Të drejtat individuale sundojnë idealin dhe zbatimin kapitalist.
Individët privatë, bizneset e vogla, organizatat dhe korporatat marrin vendime të pavarura për çmimet, prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave, duke rezultuar në mënyrë ideale në një treg vetërregullues.
SHEMBUJ TË KAPITALIZMIT NË JETËN E PËRDITSHME.
Ka shumë shembuj të kapitalizmit në jetën e përditshme. Kapitalizmi ushqehet nga motivi i fitimit.
Ndërsa kompanitë private duhet të respektojnë disa rregullore të qeverisë, ato nuk janë nën kontrollin e qeverisë.
Ato janë të lira të zhvillojnë dhe të ofrojnë çdo produkt të ligjshëm dhe të konkurrojnë nëpërmjet tregut të lirë.
Ndërsa shqyrtoni këta shembuj të kapitalizmit, ndoshta do të mendoni për shumë mënyra të tjera se si kapitalizmi ndikon në jetën siç e dini.
Uoll Striti (Wall Street) dhe bursa mishërojnë kapitalizmin.
Kompanitë e mëdha, të tregtuara publikisht shesin aksione për të rritur kapitalin, i cili, blihet dhe shitet nga investitorët, nëpërmjet një sistemi, në të cilin, çmimet ndikohen drejtpërdrejt nga oferta dhe kërkesa.
Të gjithë mund të marrin pjesë, nga investitorët individualë tek firmat kryesore të investimeve financiare.
Kompanitë farmaceutike investojnë në kërkime dhe zhvillojnë trajtime për sëmundje të ndryshme. Inovacionet e tyre shpesh shpërblehen me rritjen e fitimit, duke vënë gjithashtu në dispozicion të njerëzve përparime të reja mjekësore.
Inovacionet e zhvilluara nga kompanitë e teknologjisë si Microsoft, Apple, Google dhe shumë të tjera kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë, dhe mënyrën se si funksionon bota.
Të ushqyera kryesisht nga motivimi i fitimit, këto kompani vazhdojnë të inovojnë në një mënyrë që hap edhe më shumë mundësi.
Ndërsa një industri inovon, kjo krijon mundësi shtesë që frymëzojnë sipërmarrësit e rinj për të hyrë në treg.
Përparimet e komunikimit të bazuara në teknologji nxitën zhvillimin e kompanive të përkushtuara për zhvillimin e mjeteve të bashkëpunimit virtual si Zoom, GoToMeeting, Slack dhe të tjera.
Zhvillimi i mjeteve të takimeve virtuale ka bërë të mundur që kompanitë të zbatojnë punën në distancë, gjë që krijon mundësi punësimi, për njerëzit në mbarë botën.
Kjo e ka bërë gjithashtu të arritshëm mësimin virtual në një shkallë të gjerë, diçka që u dëshmua kritike në pandeminë Covid-19.
Në Shtetet e Bashkuara, ka shumë kompani sigurimesh shëndetësore, secila ofron plane të ndryshme, me karakteristika të ndryshme.
Kur blini sigurim shëndetësor, ka disa opsione të ndryshme, nga të cilat, mund të zgjidhni.
Kur shkoni në dyqan ushqimor, ju mund të zgjidhni midis disa vendeve. Asnjë subjekt nuk kontrollon furnizimin me ushqim.
Në dyqan, ju mund të zgjidhni midis shumë llojeve të bukës, qumështit dhe artikujve të tjerë ushqimorë, duke përfshirë shije, madhësi, marka, paketim dhe çmime të ndryshme.
Edhe pse ka universitete të financuara nga shteti në Shtetet e Bashkuara, ka edhe institucione arsimore fitimprurëse, si Universiteti i Foniksit (Phoenix).
Këto institucione janë të lira të konkurrojnë me njëri-tjetrin, si dhe me industritë e mbështetura nga shteti, duke rezultuar në më shumë zgjedhje për njerëzit që kërkojnë arsim të lartë.
Ndërsa Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara (USPS) është një ent i kontrolluar nga qeveria, kjo nuk e përjashton sipërmarrjen e lirë.
USPS nuk zotëron tregun për dërgimin e paketave. Ndërmarrjet private si Federal Express dhe United Parcel Service (UPS) u ofrojnë klientëve zgjedhje të shumta për shërbimet e transportit.
Në një sistem kapitalist, ka disa prodhues makinash, që ofrojnë automjete në një gamë të gjerë çmimesh.
Ata po zhvillojnë vazhdimisht veçori dhe modele të reja, pasi prodhuesit duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë që të shesin automjete, dhe të kenë një fitim.
Kur individët blejnë makina, ka shumë biznese të lidhura që konkurrojnë për të ofruar shërbime të ngjashme.
Nuk është e nevojshme të shkoni te prodhuesi për të kryer shërbimin e makinës suaj. Ju mund të zgjidhni midis kompanive kombëtare ose bizneseve të vogla lokale. Ju gjithashtu mund të zgjidhni se ku të blini karburant.
Kapitalizmi krijon zgjedhje për konsumatorët dhe ofron mundësi për sipërmarrësit dhe punonjësit.
Kur konkurrentët janë të lirë të hyjnë në treg, dhe bizneset janë të lira për të inovuar, kjo përfiton konsumatorët individualë dhe ekonominë e përgjithshme.
Pa kapitalizëm, për shkak të mungesës së konkurrencës në tregun e lirë, shanset janë që çmimet të rriten.
Nëse do të kishte vetëm një prodhues makinash, ata mund të paguanin çfarë të donin për makinat.
Më pak njerëz do të ishin në gjendje t'i përballonin ato, gjë që do të kufizonte mundësitë, dhe do të ndikonte negativisht në shumë segmente të tjera të ekonomisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments