KAOS NË PARIS PAS FITORES NË LIGËN E KAMPIONËVE: 2 TË VDEKUR DHE 559 TË ARRESTUAR | LUFTA GUERILE MIDIS ULTRASVE DHE POLICISË VAZHDOI DERI NË AGIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Paris, Francë | Të paktën dy persona u vranë dhe 559 të tjerë u arrestuan në Paris në një natë përleshjesh dhe dhune pas finales së Ligës së Kampionëve.
Policia e bëri të ditur këtë.
Lufta guerile midis ultrasve dhe policisë vazhdoi deri në agim, me shpërthime, fishekzjarre të përdorura si armë kundër policisë, gaz lotsjellës, djegie makinash dhe arrestime.
Një grua në një skuter u godit nga një makinë gjatë festimeve dhe vdiq.
Dëmet janë të konsiderueshme pothuajse kudo.
Numri i viktimave në fund të natës ishte i lartë edhe në pjesën tjetër të vendit, me një makinë që përplasi kalimtarët në Grenoble duke plagosur rëndë dy persona dhe një djalë 17-vjeçar të vrarë me thikë gjatë festimeve në Daks (Dax).
Disa makina u dogjën dhe dyqanet u plaçkitën në Shapms-Elize (Champs-Elysées), dhe shumë dëme iu shkaktuan pajisjeve rrugore të kryeqytetit, me stacione autobusësh, biçikleta të përbashkëta, tabela reklamash dhe shumë më tepër që u dogjën në kulmin e Pont de Jéna në agim.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe në disa raste granata anti-rrethim kur sulmi nga bandat e tifozëve të padisiplinuar u bë më kërcënues.
Nëntë oficerë u plagosën, sipas llogaritjes së ministrisë.
Në fund të natës, 559 persona u arrestuan nga 5400 oficerë policie dhe xhandarë të vendosur në detyrë nga Ministri i Brendshëm, Bruno Retilio (Retailleau).
“Nga 559 arrestimet, 491 u kryen vetëm në Paris, 320 u shndërruan në arrestime, 245 prej të cilave në Paris”, tha ministria.
Vetë ministri përfundoi në shënjestër të opozitës sepse i quajti barbarë ata që dolën në rrugët e Parisit për të kryer krime, ndryshe nga tifozët entuziastë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments