KANCELARI GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ) ZHVILLOI NJË BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTIN KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping), duke i kërkuar atij të mbështesë përpjekjet evropiane për të arritur një armëpushim në Ukrainë.
Kështu tha zëdhënësi Stefan Korenelius në një deklaratë.
“Kancelari raportoi mbi përpjekjet e përbashkëta të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur një armëpushim të hershëm. Dhe bëri thirrje për mbështetje për këto përpjekje”, thuhet në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments