top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAMËZ | AGIM SPAHIU (INXHINIER) U ARRESTUA; KONSIDEROHET PËRGJEGJËS PËR PLAGOSJEN NË VENDIN E PUNËS TË PUNËMARRËSIT PETRIT ALKOLLARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 27
  • 1 min read

Updated: Aug 8

ree

Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Agim Spahiu, me moshë 56 vjeç, inxhinier ndërtimi.


Ai konsiderohet përgjegjës për plagosjen në vendin e punës të:

1- Z. Petrit Alkollari (punëmarrës), me moshë 58 vjeç.


Njoftim | Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. S., 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi si referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhinier ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi P. A., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Petrit Alkollari, me moshë 58 vjeç, vdiq në spital, ku ishte i shtruar si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në një kantier ndërtimi në Paskuqan.

 

Ai qëndroi në vdekje klinike 12 ditë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page