top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VALIAS; KAMËZ | BENARD DRENI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 15
  • 2 min read
ree

Fshati Valias, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Benard Dreni.

 

Njoftim | Kamëz.


Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.


Vihet në pranga 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.


Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet.


Komisariati i Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e shtetasit:


-B. D., 26 vjeç, banues në Kamëz.


Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material sëbashku me automjetin.


Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit.


Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page