FSHATI VALIAS; KAMËZ | BESNIK KOÇIU DHE FRANC XHAFERRI U ARRESTUAN; BESNIK KOÇIU PLAGOSI ME ARMË ZJARRIN FRANC KOÇIUN; NUK BASHKËPUNUAN ME AUTORITETET E HETIMIT PENAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 13
- 2 min read

Fshati Valias, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Besnik Koçiu, me moshë 54 vjeç.
2- Z. Franc Xhaferri, me moshë 34 vjeç.
Ai konsiderohet si doras në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Franc Xhaferri (pasditen e datës 12.07.2025).
Njoftim | Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
Në pranga edhe 34-vjeçari i dëmtuar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se pasditën e djeshme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë organizuan punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit B. K., 51 vjeç, i cili dyshohet se nga pakujdesia, pasditen e djeshme, në një lokal në Valias, ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Xh., 34 vjeç, me të cilin banonin në të njëjtën lagje.
Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi F. Xh. (i dëmtuari), pasi gjatë procesit hetimor nuk bashkëpunoi plotësisht, duke mos dhënë informacion të mjaftueshëm mbi rrethanat dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments