KAMERUN | OPOZITA FILLOI PROTESTA TË DHUNSHME PËR SHKAK SE PRETENDON SE ZGJEDHJET U VODHËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Duala, Kamerun | Udhëheqësi i opozitës së Kamerunit është zotuar të rezistojë deri në fitoren përfundimtare ndaj Presidentit Poll Bia (Paul Biya), duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të qëndrojnë të mobilizuar, ndërsa një grup i shoqërisë civile denoncoi vdekjet dhe arrestimet në protesta në qytete të shumta.
Presidenti Bia (Biya), udhëheqësi më i vjetër shtetëror në botë, në moshën 92 vjeç, ka sunduar Kamerunin që nga viti 1982.
Fitorja e tij në zgjedhjet e 12 tetorit, të shpallura të hënën, ka thelluar tensionet në kombin prodhues të kakaos dhe naftës, ku kritikët e akuzojnë atë se po përdor institucionet shtetërore për t'u kapur pas pushtetit.
Të mërkurën në mëngjes, mbështetësit e z. Isa Tçiroma Bakari (Issa Tchiroma Bakary), një ish-zëdhënës i qeverisë i kthyer në rival të Presidentit Bia (Biyas), dolën përsëri në rrugët e kryeqytetit ekonomik Duala (Douala), të cilat, ishin ende të mbushura me mbeturina dhe goma të djegura pas ditësh trazirash.
“Të paktën 23 veta janë vrarë si pasojë e forcave të sigurisë që kanë goditur protestuesit që nga fundjava”, tha një grup i shoqërisë civile i njohur si “Stand up for Cameroon” në një konferencë për media të mërkurën.
Shumë prona publike dhe private janë vandalizuar; personeli i sigurisë u plagos; shumë sulmues u vranë gjatë përleshjeve.
Guvernatori i rajonit tha në një konferencë për shtyp të martën se mbi 200 persona ishin arrestuar në lidhje me protestat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments