JURIA E KALIFORNISË DËNOI SHOQËRINË “META” DHE SHOQËRINË “GOOGLE” ME 3 MILIONË $ GJOBË PËR VARËSINË QË SHKAKTOJNË TEK TË RINJTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Kaliforni, Amerikë | Shoqëria “Meta” dhe shoqëria “Google” janë përgjegjëse për varësinë nga mediat sociale tek të rinjtë.
Ky është vendimi i arritur nga një juri e Los Enxhëllës (Angeles) në gjyqin për varësinë nga mediat sociale.
Gjyqi filloi me ankesën e një 20-vjeçareje nga Kalifornia, znjsh. Keilli (Kaley) GM, e cila, dëshmoi se platforma sociale “YouTube” (në pronësi të Google) dhe Instagram-i (në pronësi të Meta-s) i nxitën dëshpërimin (depresionin) dhe mendimet vetëvrasëse gjatë fëmijërisë.
Për shkak se fitoi gjyqin kundër shoqërisë “Meta” dhe shoqërisë “Google” ajo të marrë 3 milionë dollarë ($) dëmshpërblim.
Juria vendosi në një vendim historik që mund të ripërcaktojë mënyrën se si industria e teknologjisë trajton përgjegjësinë ligjore për shëndetin mendor të përdoruesve të rinj.
Shoqëria “Meta” tha se nuk pajtohet me respekt me vendimin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments