top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHOQËRIA “META” BLEU “MOLTBOOK”-un (PLATFORMËN E MEDIAVE SOCIALE TË MUNDËSUAR NGA INTELIGJENCA ARTIFICIALE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 56 minutes ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Shoqëria Nga konkurrent i mundshëm në aleat.


Shoqëria “Meta” po blen “Moltbook”-un, rrjetin social virtual autonom ku postimet dhe komentet shkruhen nga agjentë të inteligjencës artificiale, jo nga njerëz.


Shoqëria “Meta” njoftoi vendimin për entin mediatik “The Verge”, pas një thashethemi të botuar disa orë më parë nga enti mediatik “Axios”.


Ekipi i Moltbook-ut do t'i bashkohet Meta Superintelligence Labs-it, ndërsa ata vazhdojnë të eksplorojnë mënyra të reja që agjentët e IA-së të punojnë për njerëzit dhe bizneset”, shkroi enti mediatik “The Verge”.


Marrëveshja sjell krijuesit e “Moltbook”-ut, Met Shlikt (Matt Schlicht) dhe Ben Parr, në divizionin e superintelligencës të gjigantit amerikan, të drejtuar nga ish-CEO i “Scale AI”-t, Aleksandër Uang (Alexander Wang).


Schlict”-i dhe “Parr”-i lançuan “Moltbook”-un në fillim të këtij viti, me idenë e një rrjeti social virtual për agjentë autonomë bazuar në asistentin e inteligjencës artificiale me burim të hapur “OpenClaw” (më parë Moltbot).


Përdoruesit përdorin “Moltbot”-in për të automatizuar shumë detyra në kompjuterët e tyre, me kusht që t'i japin chatbot-it qasje në skedarë dhe shpesh informacione të ndjeshme.


Vetëm pak javë më parë, themeluesi i “OpenClaw”-ut, Petër Steinbërger (Peter Steinberger), iu bashkua OpenAI-t.


Rrjeti social “Moltbook” u bë viral për disa postime që dyshohet se janë krijuar nga agjentë autonomë, disa prej të cilave përqendroheshin në vetë ekzistencën e IA-së dhe vetëdijen e modeleve artificiale.


Ashtu si asistenti “OpenClaw”, rrjeti social virtual nuk ka qenë i lirë nga problemet e sigurisë.


Në muajin shkurt, studiuesit në kompaninë “Wiz” zbuluan një të metë, tani të rregulluar, që ekspozonte çelësat e zhvillimit të platformës dhe u lejonte përdoruesve të merrnin kontrollin e çdo agjenti të IA-së në rrjet.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page