JERUZALEM | KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): MBËSHTETJA PËR SHTETIN E IZRAELIT ËSHTË PARIM THEMELOR I POLITIKËS GJERMANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Mbështetja për Izraelin është një pjesë themelore e politikës gjermane”.
Kështu tha kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) menjëherë pas mbërritjes për një vizitë në Jeruzalem.
“E konsideroj një nder të madh dhe një privilegj të vërtetë të jem këtu dhe të përsëris se mbështetja e këtij vendi është dhe do të mbetet parimi themelor i pandryshueshëm i politikës së Republikës Federale të Gjermanisë”, tha Kancelari Merc (Merz), vendimi i të cilit, në muajin gusht, për të vendosur embargo të pjesshme mbi eksportet gjermane në Izrael, në përgjigje të bombardimeve të intensifikuara izraelite të Gazës, nuk i kishte kënaqur autoritetet izraelite.
“Veprimet e ushtrisë izraelite në Gazë na kanë paraqitur dilema të caktuara dhe ne kemi reaguar, por gjithashtu kemi vërejtur se, deri më sot, nuk ka dallime në thelb midis nesh”, tha Kancelari Merc (Merz).
Ai e hoqi embargon në fund të muajit nëntor dhe i përsëriti Presidentit Herzog se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments