top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ) I THA PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI SE TË RINJTË UKRAINAS DUHET TË RRINË NË VENDIN E TYRE TË MBROJNË ATDHEUN JO TË VIJNË NË GJERAMNI PËR TË KËRKUAR AZIL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 13
  • 2 min read
ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) i tha Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se ai duhej të sigurohej që të rinjtë nga Ukraina të mos vijnë në Gjermani në numër të madh, në atë që ai e quajti një bisedë telefonike të gjatë që të dy zhvilluan të enjten.


Ata janë të nevojshëm atje”, tha Kancelari Merc (Merz) në një takim tregtar në Berlin.


Vendet e Bashkimit Evropian në muajin shtator regjistruan 79205 refugjatë ukrainas, numri më i lartë mujor që nga gushti i vitit 2023”, sipas Eurostat-it.


Agjencia e BE-së përmendi vendimin e Ukrainës në muajin gusht të vitit 2025 për t'u lejuar burrave të moshës 18 deri në 22 vjeç të drejtën për të kaluar kufirin lirisht.


Më shumë se 1.2 milion refugjatë ukrainas, ose 28.3% e totalit të BE-së, aktualisht ndodhen në Gjermani”, tha agjencia në një deklaratë këtë javë.


Qeveria gjermane gjithashtu planifikon të përshtatë përfitimet që u jepen refugjatëve ukrainas në mënyrë që stimujt për të punuar të jenë më të mëdhenj se nxitja për të qëndruar në sistemin e mirëqenies”, tha Kancelari Merc (Merz).


Sipas projektligjit, të cilin, kabineti pritet ta miratojë javën e ardhshme, ukrainasit që mbërrijnë në Gjermani pas 1 prillit 2025, do të marrin përfitime sipas Aktit të Përfitimeve për Azilkërkuesit me paga më të ulëta në vend të Ndihmës për Qytetarët.


Qasja e menjëhershme në tregun e punës do të mbetet në fuqi, dhe shërbimet e këshillimit dhe ofertat e punës do të jenë ende të disponueshme.


Gjatë telefonatës, Kancelari Merz diskutoi gjithashtu skandalin e energjisë që ka përfshirë qeverinë ukrainase”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane më herët të enjten.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page