KANCELARI GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): TANI NA DUHET NJË PLAN PAQEJE PËR UKRAINËN; ME PARTNERËT EVROPIANË JEMI TË GATSHËM TË RRISIN PRESIONIN MBI RUSINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 18
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Tani Ukrainës i duhet një plan paqeje”.
Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) e deklaroi këtë në një deklaratë pas telefonatës me Presidentin Volodimir Zelenski, në të cilën, morën pjesë edhe Presidenti francez Emanuel Makron, Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe krerët e institucioneve të BE-së, Antonio Kosta (Costa) dhe Ursula von der Leien (Leyen).
Pas takimit midis Presidentëve Zelenski dhe Tramp (Trump), Kancelari Merc (Merz) dhe partnerët e tij evropianë mirëpritën bashkëpunimin transatlantic dhe përsëritën urgjencën e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, duke u zotuar të zgjerojnë mbështetjen për Kievin dhe të rrisin presionin mbi Moskën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments