top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JEMEN | REBELËT HUTHI HODHËN POSHTË KOMENTIN E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SE I KISHIN KËRKUAR UASHINGTONIT TË MOS NDËRHYNTE NË KONFLIKT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 hours ago
1 min read

Sanë, Jemen | Rebelët Huthi hodhën poshtë komentin e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), sipas të cilit i kishin kërkuar Uashingtonit të mos ndërhynte në konfliktin e vazhdueshëm në Jemen.


Në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) të raportuar nga enti mediatik iranian “PressTV”, anëtari i byrosë politike të Ansarullah-ut (Partizanët e Zotit), organizatës së armatosur rebele, Hazem al-Assad, e quajti komentin të pabazuar dhe të rremë, duke vënë në dukje se asnjë zyrtar qeveritar në Sanë (Sana'a) nuk kishte kontaktuar Shtëpinë e Bardhë.


Si zakonisht, me zakonin e tij për të folur pa kuptim dhe për të thënë gënjeshtra qesharake, krimineli Tramp (Trump) po thur rrëfime të pabaza.


Por realiteti e përshkruan mirë me proverbin e vjetër: ‘Dorën që nuk mund ta thyesh, puthe dhe lutu që të thyhet’”, shkroi ai në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page