JEMEN | ZËDHËNËSI I REBELËVE HUTHI MOHAMMED ABDULSALAM: LUNDRIMI NË NGUSHTICËN BAB EL-MANDEB MBETET I SIGURT DHE I RREGULLT.

Sanë, Jemen | Zëdhënësi i rebelëve Huthi të Jemenit, Mohammed Abdulsalam, tha se transporti detar dhe tregtia ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab al-Mandab mbeten të sigurta dhe të rregullta, ndërsa luftimet kundër forcave qeveritare të mbështetura nga Riadi janë intensifikuar.
Në një postim në rrjetin shoqëror virtual iks (X), zëdhënësi Abdulsalam tha se Jemeni nuk përbën ndonjë kërcënim për transportin detar dhe se operacionet e vazhdueshme të Huthive janë të natyrës mbrojtëse dhe të kufizuara në objektiva të shpallura më parë.
Ai tha gjithashtu se operacionet do të përfundojnë sapo të ndërpriten sulmet ndaj Jemenit dhe të hiqet bllokada.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments