JAPONIA GJITHASHTU PEZULLOI FONDET PËR UNRWA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 29, 2024
- 1 min read
Tokio, Japoni | Japonia ka vendosur gjithashtu të pezullojë përkohësisht fondet për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, pas akuzave të Izraelit se disa anëtarë të stafit morën pjesë në sulmet terroriste të 7 tetorit 2023.
Tokio është vendi i nëntë që pezullon fondet, siç është bërë - ndër të tjera - nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Italia.
Qeveria japoneze tha se ishte jashtëzakonisht e shqetësuar nga përfshirja e supozuar e personelit të UNRWA në sulmin terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.
Për këtë arsye - vijon shënimi - Japonia ka vendosur të pezullojë përkohësisht fondet shtesë për UNRWA, ndërkohë që agjencia kryen një hetim dhe vlerëson masat që do të merren.
Së fundi, Tokio thekson se do të vazhdojë në të njëjtën kohë të bëjë përpjekje diplomatike, për të përmirësuar situatën në Rripin e Gazës, dhe për ta qetësuar atë sa më shpejt të jetë e mundur, duke ofruar mbështetje për organizatat e tjera ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments