JAPONI | U SHËNUA RRITJA E PARË E LINDJEVE NË 11 VJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Tokio, Japoni | Japonia, e cila është përpjekur me dëshpërim të përmbysë rënien e popullsisë së saj për vite me radhë, ka parë rritjen e parë gjashtëmujore të lindjeve.
Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies, midis muajit janar dhe qershor të vitit 2026, lindjet u rritën me 0.8% në pak mbi 342 mijë.
Shifrat përfshijnë edhe lindjet nga shtetas të huaj, që përfaqësojnë një rritje prej gati 3 mijë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025.
Japonia ka parë një rënie të vazhdueshme të lindjeve që nga viti 1973, kur u regjistruan 2.09 milionë gjatë kulmit të bumit të dytë të lindjeve pas luftës.
Përmbysja e fundit e trendit lidhet me ringjalljen e martesave gjatë dy viteve të fundit.
Në vitin 2025, bashkimet, përfshirë ato me shtetas të huaj, u rritën me 1.1% në afërsisht 505 mijë, rritja e dytë vjetore radhazi, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2026 ato u rritën me 0.2% në afërsisht 239 mijë.
Disa parashikime tregojnë se lindjet do të vazhdojnë të bien në planin afatgjatë, për shkak të zvogëlimit të popullsisë në moshë riprodhuese dhe prirjes në rritje për të shtyrë ose hequr dorë nga martesa.
Rritja preku 26 nga 47 prefektura, me Tokion në krye.
Në vitin 2025, lindjet kishin rënë në 705 mijë, një nivel rekord i ulët për të dhjetën vit radhazi, duke nxitur thirrjet për masa të reja për të mbështetur martesat dhe normat e lindjeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments