JAPONI | TËRMET 7.5 BALLË; VALËT E DETIT SHKUAN NË 80 CM LARTËSI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Tokio, Japoni | Autoritetet kanë urdhëruar evakuime nga zonat bregdetare për shkak të një paralajmërimi për cunami.
“Tërmeti i fortë i mëngjesit të sotëm në Japoni, me një magnitudë të rishikuar nga 7.4 në 7.5, shkaktoi një cunami me valë 80 centimetra të larta që po arrijnë bregdetin”.
Kështu raportoi agjencia franceze e lajmeve “Afp” - sipas së cilës, një port në veri të vendit u prek veçanërisht.
Një paralajmërim për cunami u lëshua menjëherë pas tërmetit, i cili, u ndje edhe në Tokio, me një vlerësim për valë të mundshme deri në 3 metra.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të evakuohen në zona më të larta se niveli i detit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments