JAPONI | RAFINERITË PO I KËRKOJNË QEVERISË LIRIMIN E NAFTËS SË PAPËRPUNUAR NGA REZERVAT STRATEGJIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 6
- 1 min read

Tokio, Japoni | “Rafineritë japoneze të naftës po i bëjnë thirrje qeverisë së Kryeministres Sanae Takaiçi (Takaichi) të lirojë naftë të papërpunuar nga rezervat strategjike të vendit, ndërsa kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet dhe shqetësimet rriten për ndërprerjet në Ngushticën e Hormuzit”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Japan Times”.
Japonia importon mbi 90% të naftës së saj nga rajoni.
Republika Popullore e Kinës thuhet se ka urdhëruar rafineritë e saj kryesore të pezullojnë eksportet e naftës dhe benzinës, duke i dhënë përparësi furnizimeve vendase mes të njëjtave tensioneve rajonale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments