JAPONI | KRYEMINISTRJA SANAE TAKAIÇI (TAKAICHI): DO TA BËJMË JAPONINË MË TË FORTË DHE MË TË BEGATË; TË GATSHËM PËR DIALOG ME REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Tokio, Japoni | Kryeministrja Sanae Takaiçi (Takaichi) tha se ndien një përgjegjësi të madhe për ta bërë vendin më të fortë dhe më të begatë, pasi siguroi një fitore dërrmuese zgjedhore.
“Ky është fillimi i një përgjegjësie shumë të madhe për ta bërë Japoninë më të fortë dhe më të begatë”, tha Kryeministrja Takaiçi (Takaichi), në një konferencë për shtyp një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme për Dhomën e Ulët.
Ajo shprehu gatishmëri për dialog me Republikën Popullore të Kinës.
“Vendi ynë është i hapur për dialogje të ndryshme me Kinën. Ne kemi filluar tashmë një shkëmbim pikëpamjesh. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, por do ta bëjmë me qetësi dhe në mënyrë të përshtatshme”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments