JAPONIA SYNON T'I BASHKOHET INICIATIVËS SË NATO-s PËR LISTËN E KËRKESAVE ME PRIORITET PËR UKRAINËN (PURL).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 10
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Disa zyrtarë të NATO-s i thanë transmetuesit japonez NHK se Japonia pritet të njoftojë zyrtarisht së shpejti planin e saj për të kontribuar në iniciativën e NATO-s për Listën e Kërkesave me Prioritet për Ukrainën (PURL)”.
Kështu raportoi enti mediatik ukrainas “Ukrinform”.
Qeveria japoneze ka vendosur t'i bashkohet iniciativës së NATO-s për të furnizuar Ukrainën me municione dhe pajisje të prodhuara në ShBA-ës; do të blejë pajisje jo-vdekjeprurëse për Forcat Mbrojtëse të Ukrainës.
Tokio tashmë ka informuar disa anëtarë të NATO-s dhe Ukrainën për planin.
Japonia, një partner aziatik i Aleancës, pritet të njoftojë zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në PUR në të ardhmen e afërt.
Zyrtarët kanë thënë se Japonia do të ofrojë fonde vetëm për pajisjet e mbrojtjes jo-vdekjeprurëse, duke përfshirë sistemet e radarëve dhe jelekët mbrojtës.
Një zyrtar i NATO-s tha se pajisjet jo-vdekjeprurëse ishin gjithashtu thelbësore për Ukrainën, duke shtuar se përfshirja e Japonisë në iniciativë ishte një zhvillim i rëndësishëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments