JAPONIA DËRGOI LETËR NË ORGANIZATËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KU HEDH POSHTË KËRKESËN E REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS PËR TË TËRHEQUR DEKLARATAT E FUNDIT TË KRYEMINISTRES SANAE TAKAIÇI (TAKAICHI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 2 min read

Tokio, Japoni | Tensionet diplomatike midis Republikës Popullore të Kinës dhe Japonisë nuk janë zbutur pas presionit të Pekinit për çështjen e Ishullit të Tajvanit (i njohur zyrtarisht si Republika e Kinës), një ftohje në marrëdhëniet midis dy vendeve, e dukshme në samitin e fundit të G20-ës të mbajtur në Afrikën e Jugut.
Polemika tani është zhvendosur në Kombet e Bashkuara, ku Ambasadori i Tokios, Kazuiuki Jamazaki (Kazuyuki Yamazaki), i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres duke hedhur poshtë kërkesën e Kinës për të tërhequr deklaratat e fundit të Kryeministrit Sanae Takaiçi (Takaichi).
Tensionet shpërthyen pasi udhëheqësja konservatore, më 7 nëntor, e përshkroi një sulm të mundshëm kinez ndaj Tajvanit si kërcënim për mbijetesën e Japonisë.
Pekini e interpretoi këtë si një tregues të bashkëpunimit të mundshëm ushtarak me Shtetet e Bashkuara në rast të një bllokade detare ose formave të tjera të shtrëngimit kundër ishullit të Tajvanit, të cilin, Kina e konsideron pjesë integrale të territorit të saj.
Në samitin e Johanesburgut, kryeministri japonez dhe kryeministri kinez Li Çiang (Qiang) nuk patën kontakt të drejtpërdrejtë, vuri në dukje shtypi vendas, ndërsa në Pekin, Ministri i Jashtëm Uang Ji (Wang Yi) e përshkallëzoi situatën ditët e fundit, duke akuzuar Kryeministren Takaiçi (Takaichi) se kishte kaluar një vijë të kuqe dhe kishte dërguar mesazhin e gabuar për çështjen e Tajvanit.
Pavarësisht mungesës së dialogut, Kryeministrja Takaiçi (Takaichi) përsëriti gatishmërinë e Japonisë për të ndërtuar marrëdhënie të dobishme, konstruktive dhe të qëndrueshme, ndërsa theksoi nevojën për t'i thëne atë që duhet thënë Kinës.
Masat kufizuese të Pekinit përfshinin nxitjen e qytetarëve që të rishqyrtonin udhëtimin në “Tokën e Diellit që Lind” dhe rivendosjen e një ndalimi për importet e ushqimeve të detit japoneze.
Tokio, nga ana e tij, hodhi poshtë kategorikisht thirrjet për të tërhequr deklaratat, duke argumentuar se fjalët e kryeministres janë në përputhje me qëndrimin e saj të hershëm mbi sigurinë kombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments