JAPONI | 900 ÇIKLISTË U PEZULLUAN NGA E DREJTA PËR NGARJE BIÇIKLETE; NËN NDIKIMIN E ALKOOLIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tokio, Japoni | Policia japoneze u ka pezulluar lejet e drejtimit gati 900 çiklistëve të kapur duke ngarë biçikletën nën ndikimin e alkoolit.
Kështu raporton enti mediatik “BBC” raporton këtë, duke cituar mediat e Tokios.
Autoritetet i konsideruan shkelësit mund të përbënin një rrezik të konsiderueshëm për shoferët.
Numri i patentave të pezulluara të drejtimit nga janari deri në shtator u rrit ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, pasi Japonia futi rregulla të reja trafiku që vendosin dënime më të ashpra për çiklistët.
Ata që kapen duke ngarë biçikletën nën ndikimin e alkoolit mund të përballen me deri në tre vjet burg ose me një gjobë maksimale prej 500 mijë jen (3200 dollarë).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments