top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JAPONI: 4 VETA PADITËN KOMPANINË AMERIKANE META | E AKUZOJNË PËR REKLAMIMIN E PRODUKTEVE DHE SHËRBIMEVE MASHTRUESE TË INVESTIMEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 28, 2024
  • 1 min read

Tokio, Japoni | Katër persona kanë paditur kompaninë amerikane Meta Platforms Inc. në Japoni, duke e akuzuar atë për reklamimin e produkteve dhe shërbimeve mashtruese të investimeve që përdorin miratime të rreme të njerëzve të famshëm dhe që shfaqen në mediat sociale Facebook dhe Instagram.

 

Padia u depozitua në Gjykatën e Qarkut Kobe në Japoninë perëndimore.

 

Katër paditësit pretendojnë se kanë humbur para për shkak të neglizhencës së kompanisë Meta në verifikimin e legjitimitetit të reklamave të shfaqura në platformat e rrjeteve sociale në pronësi të kompanisë amerikane.

 

Të katërt kërkojnë dëmshpërblim total prej 23 milionë jen (147 mijë dollarë).

 

Mashtrimi i investimeve që përdor në mënyrë të paligjshme emrat dhe imazhet e njerëzve të famshëm është një problem që tashmë ka marrë shtrirje kombëtare në Japoni, dhe i cili, sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë, ka shkaktuar humbje për kursimtarët që arrijnë në rreth 27.8 miliardë dollarë në vitin 2023.

 

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page