JANË PUBLIKUAR NË FLETOREN ZYRTARE NDRYSHIMET E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE 283/2015: LIDHEN ME PROCEDURAT E LEJEVE TË NDËRTIMIT PËR OBJEKTET BUJQËSORE DHE BLEGTORALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Janë publikuar në fletoren zyrtare ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave 283/2015, të cilat lidhen drejtpërdrejt me rregullat dhe procedurat e lejeve të ndërtimit për objektet bujqësore dhe blegtorale.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se kjo ishte një nisëm e deputetëve socialist të Parlamentit të Shqipërisë, të cilët me porosi të kryeministrit Rama, u ngarkuan vitin e shkuar për të sjellë një paketë lehtësuese si për objektet bujqësore, ashtu dhe për objektet banuese në zonat rurale.
“Vendimi 283 lidh në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë bujqësore me shfrytëzimin më të madh të kapaciteteve ekzistuese apo atyre të reja që do të ndërtohen në të ardhmen dhe konkretisht duke rritur sipërfaqen e shfrytëzueshme të tokës në serra nga 70% në 90%.
Është punuar në mënyrë të drejtpërdrejt për të parë të gjitha kapacitetet e ambienteve funksionale ndihmëse për të ndihmuar dhe magazinimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore blegtorale”, tha ministrja Denaj.
“Parashikohet që 15-20% të jetë rritja e kapacitetit bujqësor si rezultat i këtyre lehtësive në mënyrë që sot fermeri dhe blegtori të ketë më shumë mundësi për të njëjtin investim të prodhoj më shumë ekonomi”, tha ministrja Denaj.
“Është një kërkesë e veçantë që çdo veprimtari bujqësore të ketë mundësi që të kujdeset për mbetjet dhe të ketë një investim për vend depozitimin e mbetjeve, i cili do të synonte edhe aplikimin e një teknologjie më të avancuar”, tha më tej ministrja Denaj.
“Banesat janë njëkohësisht element i rishikuar i vendimit 408 e për këtë këto ndryshime të kompletuara brenda paketës lehtësuese i vijnë në ndihmë të gjithë të rinjve dhe të rejave, të cilët do të gjejnë një mundësi edhe më të shtuar në investimet e tyre në të ardhmen, por mbi të gjitha të gjithë investimeve të sotme për më tepër ekonomi”, tha ministrja Denaj më tej.
“Të dy vendimet e Këshillit të Ministrave - sipas ministres Denaj - janë një pasqyrë e plotë e qeverisjes socialiste, e kryeministrit, për të sjellë më afër sektorin e bujqësisë drejt zhvillimit që sot kërkon fermeri dhe blegtori, e mbi të gjitha kërkon koha, për më tepër ekonomi, standard dhe për të arritur objektivat e Shqipërinë 2030, 1 miliard dollarë eksporte, duke synuar tregjet elitare.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments