top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI PËRFSHIHET NGA PROTESTAT KUNDËR REFORMËS NË DREJTËSI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 28, 2023
  • 1 min read

Izraeli ndahet në dysh për reformën e shumë diskutuar të drejtësisë, të cilën kryeministri Benjamin Netanjahu (Beniamin Netanyahu) ka ndërmend ta kalojë për votim në parlament së shpejti. Me mijëra njerëz kanë protestuar për ditë të tëra kundër kësaj reforme, duke paralajmëruar se do të bëjnë gjithçka për të mos lejuar që vendi të kthehet në një diktaturë. Megjithatë mbrëmjen e të enjtes, në Jeruzalem janë mbledhur mijëra të tjerë, që kanë demonstruar mbështetjen për reformën e propozuar nga kryeministri Netanjahu. Reforma në drejtësi, e propozuar nga qeveria, synon kufizimin e autoritetit të Gjykatës së Lartë dhe u jep politikanëve kompetenca më të mëdha mbi përzgjedhjen e gjyqtarëve. Administrata e kryeministrit Benjamin Netanyahu, një koalicion midis partisë së tij dhe aleatëve hebrenj të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë, argumenton se ndryshimet nevojiten për të ribalancuar pushtetet ndërmjet ligjvënësve dhe gjyqësorit. Ndërkohë, protestuesit kundër reformës, kanë paralajmëruar demonstrata të forta këtë të shtunë, në Tel Aviv dhe mbi 150 vende të tjera në të gjithë Izraelin, për të kundërshtuar me forcë miratimin e saj në parlament.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page