top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI PO PLANIFIKON NJË OFENSIVË USHTARAKE TË RE NË GAZË NË MUAJIN MARS PËR TË ZGJERUAR ZONËN NËN KONTROLL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Jeruzalem, Izarel | Ushtria izraelite ka hartuar plane për të nisur operacione të reja ushtarake masive dhe intensive në Gazë në muajin mars, me një ofensivë të synuar në Qytetin e Gazës që synon të shtyjë vijën e verdhë të armëpushimit drejt bregdetit të enklavës, duke zgjeruar më tej kontrollin e saj mbi territorin”.


Kështu raportoi enti mediatik izraelit “The Times of Israel”, duke cituar një zyrtar izraelit dhe një diplomat arab.


Megjithatë, sipas këtij të fundit, operacioni nuk mund të vazhdojë pa dritën jeshile nga Shtetet e Bashkuara, të cilët, ende po përpiqen ta çojnë armëpushimin e brishtë të arritur në muajin tetor në një fazë të dytë që përfshin çarmatimin e Hamasit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page