TË HËNËN KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU TAKOHET ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) | ÇËSHTJET KRYESORE TË BISEDIMEVE LIDHEN ME GAZËN DHE ME SOMALILANDIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 28, 2025
- 3 min read

Uashington, Amerikë | Vizita e Kryeministrit Benjamin Netanjahu në Mar-a-Lago sigurisht që nuk do të jetë një vizitë mirësjelljeje.
Të hënën, pas samitit me Presidentin Volodimir Zelenski, Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) do të takohet gjithashtu me kryeministrin izraelit, i gatshëm të rrisë presionin mbi të për të nisur fazën e dytë të planit për Gazën.
Në përgjithësi, do të jetë një mundësi për të provuar të rivendoset harmonia mes dallimeve në zgjerim.
E fundit ka të bëjë me Somalilandin, një territor që qeveria e Kryeministrit Netanjahu njoftoi se do ta njihte, duke e bërë Izraelin anëtarin e parë të OKB-së që e bën këtë.
Ndërsa vendimi ka marrë dënime të parashikueshme nga bota arabe, ai ka hasur gjithashtu - nëse jo kundërshtim - të paktën indiferencë nga Presidenti Tramp (Trump), i cili, nuk është i gatshëm të ndjekë kryeministrin në këtë vendim.
“A e di vërtet dikush se çfarë është Somalilandi”, pyeti Presidenti Tramp (Trump) pasi shprehu një “jo” të vendosur ndaj mundësisë së njohjes së territorit që shpalli pavarësinë nga Somalia në vitin 1991 dhe luftoi për njohje ndërkombëtare në dekadat që pasuan.
“Megjithatë, ne do ta studiojmë dhe vlerësojmë”, sqaroi udhëheqësi amerikan.
Vendimi i Izraelit për të njohur Somalilandin ka shkaktuar debate të nxehta dhe një valë polemikash.
Ndërsa presidenti i territorit, Abdirahman Mohamed Abdullahi, u gëzua për atë që e quajti fillimin e një partneriteti historik, shumë vende e kanë dënuar veprimin e njëanshëm të shtetit hebre.
Duke filluar me vetë Somalinë, me Ministrinë e Jashtme që denoncoi një sulm të qëllimshëm ndaj sovranitetit të saj, dhe madje bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të thirret për të hënën.
Protestat e autoriteteve u shoqëruan me kërcënime nga militantët e Al-Shabaab-it të lidhur me Al-Kaedën, të cilët, u zotuan të luftojnë çdo përpjekje izraelite për të pretenduar ose përdorur pjesë të Somalilandit për interesat e tyre.
Së bashku me Mogadishun, dënimi ka ardhur nga shtetet e Gjirit, Turqia, Autoriteti Palestinez dhe madje edhe Bashkimi Afrikan, dukshëm të alarmuar nga ajo që analistët theksojnë si strategjia e qartë e Izraelit; forcimi i aleancave në rajonin e Detit të Kuq për disa arsye - duke përfshirë mundësinë e një fushate të ardhshme kundër Huthive - përballë pengesës në përpjekjet e normalizimit me botën arabe të shkaktuar nga lufta në Gazë.
E ardhmja e Rripit do të jetë sigurisht një temë qendrore e bisedimeve midis Kryeministrit Netanjahu dhe Presidentit Tramp (Trump) në Florida.
Presidenti Tramp (Trump) po shtyn përpara fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes së paqes, me qëllim krijimin e një qeverie teknokratike palestineze dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në enklavë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe mbledhjen e Bordit të Paqes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në janar, në të cilin Presidenti Tramp (Trump) do të marrë pjesë personalisht.
Z. Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe z. Xherëd Kashnër (Jared Kushner) po punojnë me Egjiptin, Katarin dhe Turqinë për të hedhur themelet për fazën e dytë, e cila, bën thirrje që Hamasi të lërë armët dhe një tërheqje të mëtejshme të forcave izraelite.
Kryeminsitri Netanjahu megjithatë, ka shprehur skepticizëm në lidhje me idetë e z. Uitkof (Witkoff) dhe të z. Kashnër (Kushner).
Sipas entit mediatik “Axios”, ai do të përpiqet ta bindë Presidentin Tramp (Trump) të mbajë anën e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments