IZRAELI: KALIMI KUFITAR NË RAFAH U HAP VETËM PËR TESTIM FUNKSIONALITETI; KALIMET DO TË RIFILLOJNË NESËR.

Feb 1
1 min read

Jeruzalem, Izarel | “Koordinatori Izraelit i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) theksoi se lëvizja e palestinezëve brenda dhe jashtë Rripit të Gazës përmes pikës kufitare të Rafah pritet të fillojë vetëm nesër”.
Kështu njoftoi enti mediatik izraelit “Times of Israel”.
COGAT-i pohoi se pika e kalimit midis Gazës dhe Egjiptit u rihap sot për testim dhe një vlerësim të funksionimit të saj, por specifikon se lëvizja e njerëzve nuk është aktivizuar ende.
“Lëvizja e banorëve në të dy drejtimet, brenda dhe jashtë Gazës, pritet të fillojë nesër”, tha COGAT-i.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments