SHKËMBIME ZJARRI LUFTARAK MIDIS ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS DHE FORCËS MBROJTËSE TË IZRAELIT NË RAFAH (NË JUG TË RRIPIT TË GAZËS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Rafah | Shkëmbime zjarri shpërthyen sot në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, midis militantëve të organizatës terroriste Hamas dhe ushtarëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit.
Sipas entit mediatik “Haaretz”, militantët e Hamasit hapën zjarr ndaj forcave të Mbrojtjes Izraelite me snajperë dhe raketa antitank; ushtria izraelite u përgjigj me zjarr artilerie.
Kryeministri Benjamin Netanjahu ka thirrur një konsultim sigurie për të shqyrtuar detajet e incidentit dhe përgjigjet e mundshme.
Javën e kaluar, dy ushtarë të Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF) u vranë në Rafah në një sulm për të cilin ushtria fajësoi organizatën terroriste Hamasin; i cili, mohoi përgjegjësinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments