IZRAELI GODET SHTABIN E XHIHADIT ISLAMIK PALESTINEZ | SHPËTON NJË NGA KRERËT E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 13, 2023
- 1 min read

Rripi i Gazës, Palestinë | Granatimet nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Rripin e Gazës, dhe lëshimi i raketave palestineze kundër Izraelit, sot shënoi ditë e pestë radhazi.
IDF sulmoi disa objektiva të Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës gjatë natës, duke përfshirë disa pozicione raketahedhëse dhe mortajash.
Disa streha të Xhihadit Islamik Palestinez u prekën gjithashtu, duke përfshirë selinë e z. Muhammed Abu al Ata, një nga udhëheqësit e grupit militant, i cili arriti tu shpëtonte predhave duke u strehuar në spitalin “Shifa”, sipas IDF-së.
Nga ana e tyre, militantët palestinezë u përgjigjen duke gjuajtur raketa në drejtimin e pjesës jugore të Izraelit, shumica e të cilave u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt” (Iron Dome), ndërsa të tjerat ranë Rripit të Gazës.
Për shembull, një shtëpi u dogj nga flakët në lagjen Al Qasasib të Jabalias, në Gaza, nga një raketë e lëshuar nga Xhihadi Islamik.
“Fushata vazhdon, sulmet tona të radhës janë në rrugë të sipër”, tha një zyrtar i lartë i Xhihadit Islamik Palestinez, për stacionin libanez “Al Mayadeen

___.png)












Comments