top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | QEVERIA QENDORE MIRATOI NDËRTIMIN E 19 VENDBANIMEVE TË REJA NË BREGUN PERËNDIMOR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Dec 21, 2025
1 min read

Jerusalem, Izrael | “Qeveria izraelite ka miratuar krijimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor”.


Ministri i Financave Bezalel Smotriç (Smotrich), i cili paraqiti propozimin së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Israel Kac (Katz), e njoftoi këtë lajm në rrjetin social virtual IKs (X).


“Brenda tre vjetësh, kemi krijuar 69 vendbanime; një rekord i paparë. Populli i Izraelit po kthehet në tokën e tij, duke e ndërtuar atë dhe duke e forcuar kontrollin e tij mbi të. Ky është sionizëm i thjeshtë, i saktë dhe moral”, shkroi Ministri Smotriç (Smotrich).


“Ne po bllokojmë krijimin e një shteti terrorist palestinez në terren. Ne do të vazhdojmë të zhvillohemi, të ndërtojmë dhe të vendosemi në tokën e paraardhësve tanë, të sigurt në drejtësinë e rrugës”, tha Ministri Smotriç (Smotrich).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page