top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): PLAN PËR EVAKUIM MASIV TË PALESTINEZËVE NGA GAZA; QEVERIA ËSHTË GATI PËR TRANSPORT DETAR DHE AJROR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 50 minutes ago
  • 2 min read

Jeruzalem, Izarel | Izraeli është gati në aspektin operativ për të evakuuar banorët nga Rripi i Gazës nga deti dhe ajri, me kusht që të marrë dritën jeshile nga Uashingtoni”.


Kështu tha ministri Mbrojtjes Israel Kac (Katz), duke bërë të qartë se udhëheqja izraelite nuk sheh asnjë rrugëdalje tjetër të qëndrueshme për enklavën palestineze.


Në fund të fundit, nuk ka zgjidhje të vërtetë për Gazën pa këtë migrim”, - tha minsitri Kac (Katz).


Sipas tij, aparati shtetëror është tashmë i organizuar për të zbatuar transferimin e popullsisë me çdo mjet të disponueshëm, pasi Egjipti refuzon kategorikisht të lejojë kalimin nëpër kufijtë e vet.


Pa përmendur shifra ose burime specifike, ai pohoi se 80% e banorëve duan të largohen, por Hamasi po i pengon ata.


Çështja e zhvendosjes së rreth dy milionë palestinezëve u ngrit fillimisht nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), i cili propozoi zhvendosjen e tyre në vende të tilla si Egjipti dhe Jordania.


Ky propozim shkaktoi protesta të forta ndërkombëtare, duke e detyruar presidentin amerikan të tërhiqej.


Megjithatë, ministri Kac (Katz) pohoi se ideja nuk u tërhoq kurrë përfundimisht.


Presidenti Tramp (Trump) thjesht e ngriu planin për shkak të presionit nga shtetet arabe, ndërsa konsultimet përkatëse vazhdojnë.


Që operacioni të vazhdojë, kërkohet miratimi i qartë i ShBA-ës, i cili, sipas ministrit izraelit, do të jepet pasi të përcaktohet se Hamasi nuk po i përmbush angazhimet e tij në kuadër të negociatave të planit të paqes.


Retorika rreth zhvendosjes nuk është hera e parë që shfaqet brenda qeverisë izraelite, pasi ministri i Financave Bezalel Smotriç (Smotrich) kishte propozuar masa të ngjashme në muajin shkurt, madje edhe për palestinezët në Bregun Perëndimor.


Në terren, shumica dërrmuese e banorëve të Gazës janë zhvendosur brenda vendit për shkak të operacioneve ushtarake që filluan pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, kur më shumë se 1200 njerëz u vranë në tokën izraelite.


Në pothuajse tre vjet konflikt, numri i të vdekurve ka tejkaluar 73 mijë, sipas shifrave nga ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila sigurisht është nën kontrollin e organizatës terroriste Hamas.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page