IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: KA SHENJA QË ARMIQTË TANË DUAN TË NA SULMOJNË PËRPARA ZGJEDHJEVE.

Jeruzalem, Izrael | “Kemi shenja se, në prag të zgjedhjeve, armiqtë tanë do të përpiqen të na sulmojnë.
Pra, nga këtu, nga baza e Forcave Ajrore, nga krahu i gjatë i Shtetit të Izraelit, ju dërgoj një mesazh; mos na kundërshtoni, as tani, as kurrë.
Ne do t'ju arrijmë kudo, në çdo kohë”.
Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu në një video të shfaqur nga zyra e tij, ku shihet ai duke vizituar bazën e Forcave Ajrore në Tel Nof.
Dje, doli në pah se Forca Mbrojtëse e Izarelit (IDF) është në gatishmëri të lartë në Gazë, ku, sipas të dhënave të inteligjencës, organizata terroriste Hamas po planifikon të rrëmbejë një ushtar izraelit në përvjetorin e tretë të 7 tetorit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments