ITALI | KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI: ATA QË PROTESTOJNË KUNDËR LOJËRAVE OLIMPIKE JANË ARMIQ TË ITALISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | “Mijëra e mijëra italianë po punojnë shumë tani për t'u siguruar që gjithçka të shkojë mirë gjatë Lojërave Olimpike.
Shumë prej tyre e bëjnë këtë si vullnetarë, sepse duan që kombi i tyre të duket mirë, të admirohet dhe të respektohet.
Pastaj janë edhe ata; armiqtë e Italisë dhe italianët, të cilët demonstrojnë kundër Lojërave Olimpike, duke bërë që këto pamje të përfundojnë në televizionet anembanë botës.
Pasi të tjerë prenë kabllot hekurudhore për të penguar nisjen e trenave. Solidaritet, edhe një herë, me policinë, qytetin e Milanos dhe të gjithë ata që do ta shohin punën e tyre të minohet nga këto banda kriminelësh”.
Kështu shkroi kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni në rrjetet sociale virtuale, në lidhje me përleshjet e djeshme në demonstratën e Milanos kundër Lojërave Olimpike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments