ITALI: JANI GJONI RA NGA SHKËMINJTË | VDIQ NË VEND.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 1, 2023
- 1 min read

Borgosesia, Torino, Itali | Z. Jani Gjoni, banues në Borgosesia, Itali ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga një lartësi prej 50 metrash, nga një masiv shkëmbor. Kumtohet se ai kishte dal bashkë me një koleg të punës për të mbledhur kërpudha. Kolegu i tij njoftoi menjëherë ambulancën. Ekipet e shpëtimit kur arritën në vendngjarje konstatuan se plagët e marra ishin shumë të rënda dhe mjeku për pak minuta konfirmoi se z. Gjoni kishte vdekur. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments