ITALI | ISH-GJENERALI ITALIAN ROBERTO VANAÇI (VANNACCI) - TASHMË EURODEPUTET - ËSHTË GATI TË LARGOHET NGA SUBJEKTI POLITIK PUSHTET-MBAJTËS LIDHJA E VERIUT (LIGA NORD).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 3
- 1 min read

Romë, Itali | Ish-Gjenerali italian Roberto Vanaçi (Vannacci) - tashmë eurodeputet - është gati të largohet nga subjekti politik pushtet-mbajtës i krahut të djathtë Lidhja e Veriut (Liga).
Sipas raportimeve nga burime të subjektit politik Lidhja e Veriut (Liga Nord), eurodeputeti dhe zëvendëssekretari i partisë mund ta bëjnë njoftimin që sot.
Sipas burimeve ai u thirr në këshillin federal të sotëm, një takim i organizuar kryesisht për të diskutuar sigurinë.
Nëse ai, si zëvendëssekretar, vendos të braktisë Lidhjen (liga) dhe të krijojë një parti të re, ka zëra se ai do të japë dorëheqjen edhe si anëtar i Parlamentit Europian.
Ekipi i tij në Parlamentin Europian nuk bëri komente për median.
“Nuk po bëjmë asnjë deklaratë në këtë kohë. Gjenerali është i mbyllur në zyrën e tij në Parlamentin Europian në Bruksel që nga mëngjesi i sotëm”, u tha prej tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments