GJENARALI VANAÇI DENONCON VAKSINAT, HOMOSEKSUALËT, FEMINISTËT DHE TË TJERA GRUPE SHOQËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 21, 2023
- 3 min read

Romë, Itali | Xhovani Donzeli (Giovanni Donzelli), një eksponent i madh në partinë e djathtë të kryeministres Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni), Vëllezërit e Italisë (FdI), dje, të dielën, mbrojti të drejtat e fjalës së lirë të një gjenerali të ushtrisë, i cili u shkarkua pasi vetë-botoi një libër që goditi homoseksualët, feministët dhe ambientalistët, dhe migrantët. Megjithëse ai pranoi se ministria e mbrojtjes, kishte të drejtë në hapjen e masave disiplinore kundër oficerit, deputeti i Vëllezërve të Italisë (Fratelli d’Italia), Xhovani Donzeli (Giovanni Donzelli) tha se të drejtat e njeriut për lirinë e shprehjes mbroheshin nga Kushtetuta italiane. Gjenerali Roberto Vanaçi (Roberto Vannacci) është shkarkuar nga posti i tij si kreu i Institutit Gjeografik Ushtarak në Firence, dhe është në pritje të një posti më pak të spikatur, pasi ka transmetuar pikëpamjet e tij kundër homoseksualëve dhe të tjerave grupeve shoqërorë në librin e tij të titulluar “Bota Përmbys”, i cili, është bërë ndër librat më të shitur në Amazon, mes një rritjeje të mbështetjes në mediat sociale, dhe simpatisë për opinionet e tij. Të shtunën në mbrëmje, partia e djathtë ekstreme dhe neofashiste Forca e Re (Forza Nuova) propozoi Gjeneral Vanaçin (Vannacci) të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme për vendin e Senatit në Monza (afër Milanos), të lënë bosh nga tre herë ish-kryeministri i ndjerë, dhe manjati i medias, z. Silvio Berluskoni (Silvio Berlusconi). Me shpresën se ai është kundër luftës dhe kundër çmendurisë së vaksinimit, tha kreu i partisë në fjalë, z. Roberto Fiore, i kërkoj Gjenral Roberto Vanaçit të kandidojë për Forcën e Re (Forza Nuova) në zgjedhjet e parakohshme në Monza. “Një akt guximi që lombardët dhe italianët do të vlerësojnë. Italianët duan një revolucion italian”. Gjenerali Vanaçi deri më tani nuk i është përgjigjur thirrjes për kandidim. Deputeti i Vëllezërve të Italisë (Fratelli d’Italia), Xhovani Donzeli (Giovanni Donzelli) në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të Gjeneral Vanaçit, në një intervistë me të përditshmen më të shitur jo sportive të Italisë, Korrieri i Mbrëmjes (Corriere della Sera), dje, të dielën, tha: “Në një botë të lirë ju shkruani atë që mendoni. Nëse do të përcaktonim se është detyrë e politikës të vendosë për meritat e ideve, do të ishte fundi i demokracisë”. Deputeti Donzeli (Donzelli) sulmoi Partinë Demokratike (PD) të opozitës së qendrës së majtë për kritikimin e librit të Gjeneral Vanaçit, duke thënë: “Kush i dha të drejtën PD-së të vetëshpallet si censuruese? Nuk do të doja të shihja të arrijmë në parimin se mund të shkruash ide vetëm nëse i pëlqejnë PD-së. Çfarë duan ata? Gjuajtje me gurë në rrugë? Djegie të librave me të cilët nuk janë dakord? Një gulag për ide që nuk korrespondojnë me fraksionet e shumta me të cilat grinden gjithmonë?” Mbrojtja ndaj Gjenaral Vanaçit nga deputeti Donzeli (Donzelli) e shtyu sekretaren e grupit parlamentar të Dhomës së Ulët të Partisë Demokratike, Silvia Roxhiani (Silvia Roggiani) të thoshte se deputeti i Vëllezërve të Italisë “duhet të ketë turp për veten”. Ajo tha: “Sipas Donzelit, ata që kanë role përgjegjësie në shtet mund të thonë çdo gjë, mund të ofendojnë njerëzit, të shpërfillin të drejtat, të bëjnë deklarata raciste dhe homofobike. Ai flet për Kushtetutën, por ndoshta nuk e ka lexuar kurrë. Do t'i dërgojmë një kopje. Të vetmit që nuk duhet të flasin janë eksponentë të Partisë Demokratike dhe të opozitës ... Le ta ketë të qartë Donzeli, ne do të luftojmë gjithmonë dhe fort, për të siguruar që Italia nuk u kthehet prapa vlerave të saj demokratike, dhe se, përkundrazi, do të shkojë përpara duke luftuar njerëz nostalgjikë (për fashizmin) dhe reaksionarë”. Shefi i të drejtave të njeriut në Partinë Demokratike, Alesandro Zan (Alessandro Zan), një veprimtar politik homoseksual që paraqiti një projekt-ligj kundër homofobisë, i yshtur nga qendra e djathtë mes frikës për frenimin e shprehjes së lirë, tha në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) se: “tërbimet e Donzelit për Vanaçin i japin gënjeshtrën ministrit të mbrojtjes Guido Korseto - një aleat i ngushtë i Melonit. Për Vëllezërit e Italisë nuk ka asnjë problem nëse një gjeneral në shërbim nxjerr urrejtje mizogjene, raciste dhe homofobike, për ta problemi është Partia Demokratike, që kërkon respektimin e Kushtetutës. A është kjo linja e partisë së Xhorxha Melonit (Giorgia Meloni)?” Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)




Comments