top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | DRANOEL NDOJA U ARRESTUA; I DËNUAR ME 6 VJET + 10 MUAJ + 18 DITË BURG PËR TREGTI DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 16
  • 1 min read
ree

Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:

1- Z. Dranoel Ndoja, me moshë 39 vjeç.


Ai konsiderohet drejtues i një organizatee kriminale e përfshirë në tregti drogërash.


Karabinierët nga stacioni i Kastelraimondo-s, në bashkëpunim me kolegët e njësisë operative të kompanisë Kamerinos (Camerino), të udhëhequr nga Kapiten Anxhelo Faraka (Angelo Faraca), gjurmuan dhe arrestuan 39-vjeçarin, banor i Galioles (Gagliole), por kohët e fundit nën arrest shtëpiak në Çivitanova (Civitanova). Ai po vuan dënimin e mbetur për posedim dhe trafikim droge”, u tha shkurtimisht në një njoftim policor.


Pasi theu kërkesat e ligjit procedurial penal italian për të mos kryer shkelje penale ndërkohë që ishte me masë sigurimi, atij do t’i duhet të kryejë dënim penal me 6 vjet + 10 muaj + 18 ditë heqje lirie.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page