TIRANË | EDMOND GOGA U EKSTRADUA NGA ITALIA; ISHTE I DËNUAR ME 4 VJET BURG; PËRPJEKJE PËR KULTIMIM HASHASHI NË FSHATIN KRASTË TË KRUJËS.
- Agjencia Telegrafike Vox 
- 8 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Italia:
1- Z. Edmond Goga, me moshë 33 vjeç.
Njoftim | Interpol Tirana.
Në vitin 2021, organizoi kultivimin e bimëve narkotike në Krujë, ekstradohet nga Italia, 33-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 33 vjeç, të lindur në Krujë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.
Në vitin 2021, shtetasi E. G., në rolin e organizatorit, ka bashkëpunuar me 3 shtetas, për të përgatitur një sipërfaqe toke (pronë publike) në fshatin Krastë, Krujë, për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, tentativa për këtë rast kultivimi u parandalua që në fazë fillestare.
Më tej, gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të implikuar në këtë rast, Policia gjeti 240 fidanë Cannabisi, 1 armë zjarri me municion dhe mjete që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















































Comments