top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | DHOMA E DEPUTETËVE PO DISKUTON PËR PROJEKTLIGJIN QË RIKTHEN FESTËN KOMBËTARE TË SHËN FRANÇESKUT TË ASIZIT SIÇ ISHTE DERI NË VITIN 1977.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17
  • 1 min read
ree

Romë, Itali | Dhoma e Deputetëve ka filluar debatin e përgjithshëm mbi një projektligj që do t'i rikthejë 4 tetorit statusin e festës kombëtare që gëzonte deri në vitin 1977.


Projektligji u miratua unanimisht të premten e kaluar nga Komiteti i Çështjeve Kushtetuese.


4 tetori, festa liturgjike e Shën Françeskut të Asizit dhe festimi i Kishës Katolike i dy shenjtorëve mbrojtës të Italisë (Shën Françeskut dhe Shën Katerinës së Sienës), u përfshi midis solemniteteve civile në vitin 1958.


Gjatë kulmit të periudhës së masave shtrënguese, në vitin 1977, 4 tetori u shfuqizua.


Në vitin 2005, një ligj i ri përcaktoi që 4 tetori të festohet si Dita e Paqes, e frymëzuar nga Shën Françesku, me iniciativa në shkolla.


Projektligji rikthen festën kombëtare, ku si besimtarët ashtu edhe jobesimtarët mund të mblidhen së bashku”, tha raportuesja Elisabetta Gardini, e subjektit politik pushtetmbajtës Vëllezërit e Italisë (FdI), duke kujtuar se si Shën Françesku vizitoi Sulltanin al-Malik al-Kamil gjatë Kryqëzatës së Pestë, në vitin 1219, për të kërkuar paqe.


Neni i parë i projektligjit përcakton se me qëllim festimin dhe promovimin e vlerave të paqes, vëllazërisë, mbrojtjes së mjedisit dhe solidaritetit, të mishëruara nga figura e Shën Françeskut të Asizit, shenjtor mbrojtës i Italisë, me anë të kësaj vendoset festa kombëtare e Shën Françeskut të Asizit, që do të festohet më 4 tetor të çdo viti.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page