ISH-KRYEMINISTRI ITALIAN MARIO DRAGHI: EVROPA DUHET TË KALOJË NGA KONFEDERTA NË FEDERATË PËR TË QENË FUQI; RENDI BOTËROR KA VDEKUR; KËRCËNIMI ËSHTË AI REND QË DO TË ZËVENDËSOJË RENDIN E VJETËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 2
- 2 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Nga të gjithë ata që e gjejnë veten të shtrënguar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës sot, vetëm evropianët kanë mundësinë të bëhen vetë një fuqi e vërtetë.
Duhet të vendosim; a mbetemi thjesht një treg i madh, i nënshtruar prioriteteve të të tjerëve? Apo ndërmarrim hapat e nevojshëm për t'u bërë një fuqi”?
Ish-kryeministri italian Mario Draghi e tha këtë ndërsa merrte një diplomë nderi në Leuven të Mbretërisë së Belgjikës, duke theksuar se për t'u bërë fuqi, Evropa duhet të kalojë nga konfederata në federatë.
“Atje ku Evropa është federuar - në tregti, konkurrencë, treg të vetëm, politikë monetare - ne respektohemi si fuqi dhe negociojmë si një entitet i vetëm.
E shohim këtë sot në marrëveshjet e suksesshme tregtare të negociuara me Indinë dhe Amerikën Latine.
Rendi global, tashmë i shuar, nuk dështoi sepse u themelua mbi një iluzion, por rënia e këtij rendi nuk është në vetvete kërcënim.
Një botë me më pak tregti dhe rregulla më të dobëta do të ishte e dhimbshme, por Evropa mund të përshtatet.
Kërcënimi i vërtetë është ai që do ta zëvendësojë atë.
Evropa përballet me një të ardhme në të cilën rrezikon të bëhet njëkohësisht e nënshtruar, e ndarë dhe e deindustrializuar”, tha ai.
“Një Evropë e paaftë për të mbrojtur interesat e saj nuk do të jetë në gjendje të ruajë vlerat e saj për një kohë të gjatë.
Duke vepruar së bashku, do të rizbulojmë diçka që ka qenë prej kohësh në gjumë; krenarinë tonë, vetëbesimin tonë, besimin tonë në të ardhmen tonë. Dhe është mbi këto themele që Evropa do të ndërtohet.
Merrni parasysh Groenlandën. Vendimi për të rezistuar në vend që të akomodohej kërkoi që Evropa të ndërmerrte një vlerësim të vërtetë strategjik; hartëzimin e levave tona; identifikimin e mjeteve tona dhe reflektimin mbi pasojat e përshkallëzimit.
Vullneti për të vepruar kërkonte qartësi mbi aftësinë për të vepruar.
Duke qëndruar të bashkuar përballë një kërcënimi të drejtpërdrejtë, evropianët zbuluan një solidaritet që më parë dukej i paarritshëm.
Ky vendosmëri e përbashkët gjeti një përgjigje në opinionin publik në një mënyrë që asnjë komunikatë përfundimtare e samitit nuk do ta kishte arritur”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments