ISH-PRESIDENTI I BANKËS QENDRORE EUROPIANE MARIO DRAGHI: EUROPA KA VEVOJË NJË PLAN TË DYFISHTË MARSHALL | 800 MILIARDË $ NË VIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 10, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Evropa ka nevojë për një ndryshim rrënjësor për të mbijetuar.
Një plan i dyfishtë Marshall: rreth 800 miliardë dollarë në vit për të investuar në konkurrencë dhe siguri për të kapërcyer hendekun me SHBA.
Është kjo receta e z. Mario Draghi, i cili së bashku me presidentin e Komisionit von der Leyen, prezantoi Raportin e tij të Konkurrueshmërisë në Bruksel.
Sfida e produktivitetit, tha ish-presidenti i BQE-së dhe ish- kryeministri italian, duhet të fitohet për të garantuar vlerat kyçe të Bashkimit Evropian, të drejtat themelore të qytetarëve të tij: Përparim (prosperitet), drejtësi, liri, paqe dhe demokraci në një mjedis të qëndrueshëm, përfshirje sociale.
“E vetmja mënyrë për t'u bërë më produktive është që Evropa të ndryshojë rrënjësisht”, tha z. Draghi, duke nënvizuar nevojën për të kaluar përtej votimit unanim për vendimet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments