top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-EFEKTIVI I RENEA-s REMAL RADA U DËNUA ME 7.9 VITE BURG | ELTON HITHI ME 5 VITE BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 4, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ndaj z. Remal Rada, Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës shqiptoi një vendim penal, i cili, e dënon atë me 7.9 vite heqje lirie. Z. Rada ishte punonjës i Policisë së Shtetit, i repartit të posaçëm (special) RENEA. Me 5 vite heqje lirie u dënua z. Elton Hithi. Bashkarisht ata u kapën nga strukturat e policisë tek rreth rrotullimi i Saukut, ndërsa gjatë kontrollit fizik që u u krye te automjeti me të cilin ata udhëtonin, iu gjet një armë zjarri e gjatë (krahu) e preçizionit të lartë (snaiper). Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page