IRANI: SHBA-ës NUK DUHET TË NDIKOHEN NGA IZRAELI GJATË NEGOCIATAVE QË PO ZHVILLOHEN MES NESH; UASHINGTONI DUHET TË JETË I PAVARUR NË POLITIKËN E TIJ TË JASHTME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 10
- 1 min read

Teheran, Iran | Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, kritikoi rolin e Izraelit në diplomacinë rajonale, duke i bërë thirrje Uashingtonit të veprojë në mënyrë të pavarur në politikën e tij të jashtme dhe të mos lejojë aktorët e jashtëm të diktojnë vendime mes bisedimeve të vazhdueshme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
“Irani po negocion me Shtetet e Bashkuara dhe është Shtëpia e Bardhë që duhet të vendosë të veprojë në mënyrë të pavarur nga presioni i jashtëm, veçanërisht nga Izraeli, i cili, injoron interesat rajonale dhe madje edhe amerikane”.
Kështu tha zëdhënësi Baghaei në konferencën e tij javore për shtyp.
“Izraeli është një burim pasigurie dhe ka kundërshtuar çdo veprim diplomatik në rajon që mund të çojë në paqe”, tha ai.
Ai e bëri këtë vërejtje përpara vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës, të dy palët pritet të diskutojnë bisedimet e vazhdueshme midis Iranit dhe ShBA-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments