IRAN | UDHËHEQËSI I RI SUPREM MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI LËSHOI MESAZHIN E PARË KU U ZOTUA PËR HAKMARRJE PËR TË VDEKURIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit pasi u zgjodh Udhëheqës Suprem i Iranit, Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei bëri thirrje për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
“Ne duhet ta mposhtim armikun dhe forca jonë do të na ndihmojë ta bëjmë këtë”, tha ai - duke u bërë thirrje vendeve të rajonit të mbyllin bazat amerikane.
“Ne nuk do të tërhiqemi kurrë. Do të hakmerremi për gjakun e martirëve tanë, do të hakmerremi për gjakun e të gjithë qytetarëve tanë.
Armiqtë tanë do ta paguajnë çmimin, sepse do të ketë hakmarrje.
Ne i premtojmë Udhëheqësit Suprem të ndjerë Ali Khamenei se do të ndjekim rrugën dhe do të bëjmë çmos për të vazhduar atë që është bërë në të kaluarën, dhe u kërkoj të gjithë udhëheqësve të ndryshëm politikë të Iranit të bëjnë çmos për të treguar unitet”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments