top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | KLERI FUNDAMENTALIST BËRI THIRRJE PËR SHPEJTIMIN E PROCEDURAVE PËR ZGJEDHJEN E UDHËHEQËSIT TË RI SUPREM TË VENDIT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Mar 7
1 min read

Teheran, Iran | “Dy klerikë fundamentalistë dhe Ajatollahë të Mëdhenj, Nasser Makarem Shirazi dhe Hosein Nuri (Hossein Nouri) Hamedani, në deklarata të ndara, i kërkuan Asamblesë së Ekspertëve të Iranit (i cili është një organ klerikal i ngarkuar me zgjedhjen e një Udhëheqësi të ri Suprem) që të përshpejtojë procesin e zgjedhjes së një udhëheqësi për të organizuar më mirë punët e vendit, një javë pas vdekjes së Ali Khameneit në bastisjet izraelito-amerikane”.


Kështu raportoi agjencia iraniane e lajmeve “IRNA”.


Një këshill qeverisës, i formuar pas vdekjes së Khameneit, është aktualisht përkohësisht përgjegjës për vendin.


Irani ka hedhur poshtë kërkesën e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), sipas së cilës, ai duhet të kenë rol në zgjedhjen e udhëheqësit të ri.


Javën e kaluar, dy klerikët lëshuan gjithashtu fetva (dekrete fetare), duke i nxitur myslimanët në mbarë botën të hakmerren për vrasjen e Khameneit, si një detyrë islamike për të zhdukur të keqen e këtyre kriminelëve nga bota.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page