IRANI KËRCËNOI EVROPËN ME GODITJE USHTARAKE NQS I BASHKOHET SHBA-ës DHE IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “Nëse një vend i bashkohet Amerikës dhe Izraelit në agresionin e tyre kundër Iranit, ai do të bëhet një objektiv legjitim për hakmarrjen iraniane”.
Ky është paralajmërimi për vendet evropiane, i lëshuar nga Zv/Ministri i Jashtëm iranian Maxhid (Majid) Takht-Ravançi (Ravanchi) në një intervistë me entin mediatik francez “France 24” - e cituar nga enti mediatik britanik “The Guardian”.
Zv/Ministri pohoi se zyrtarët iranianë kishin negociuar me mirëbesim me ShBA-ës përpara se Uashingtoni të vendoste të sulmonte.
“Ne nuk u besojmë amerikanëve. Jo vetëm që na kanë tradhtuar, por kanë tradhtuar edhe diplomacinë”, tha ai - duke i përshkruar lëvizjet e fundit të Teheranit si mbrojtëse dhe duke pohuar se kjo luftë na u imponua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments