top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INTERVISTA E ISH-ZV/KRYEMINISTRIT AHMETAJ | PËRGJIGJIA E PARË E PYETJES SË PARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 1, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj foli sot për një ent mediatik shqiptar.

Z. Ahmetaj denoncoi se e gjithë goditja ndaj tij ka qenë skenar i përgatitur kohë më parë.

Ai tha se ndaj tij ka qenë një betejë trefishe; politike, politiko-mediatike, dhe politiko-juridike.

Pyetja e parë për Arben Ahmetajn është, pse u larguat nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për t’u përballur me drejtësinë?

Përgjigjia e z. Ahmetaj: Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare fare të thjeshtë.

E para dhe mbi të gjitha, në dijeninë time ju jeni televizioni i ..., ju jeni një ndër televizionet e pakët, që nuk jeni financuar nga inceneratorët.

Beteja kundër meje ka qenë një betejë trefishe; politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike.

Shtrati ka qenë politik, pastaj juridiko-mediatik, ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit.

Doja të sqaroj edhe të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin pretendon, as më ka lejuar njëri të largohem, as më ka ndihmuar njëri të largohem… momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 o 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime.

Dhe dua të sqaroj shqiptarët që unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi, sespe shqiptarët mendojnë që ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që doli para SPAK-ut, jo ...

Lajm në përditësim, ...

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page